Furkan Abdula
23 Shtator 2017•Përditësim: 24 Shtator 2017
PRISHTINË (AA) - Furkan ABDULA
Kryetari i Bordit Ekzekutiv të Fondacionit Maarif të Turqisë (TMV), Prof. Dr. Birol Akgün, duke theksuar se nëpërmjet arsimit kanë investuar në zhvillimin e kapitalit njerëzor për zhvillimin në mënyrë të shpejtë të vendeve të Ballkanit, është shprehur se kanë dëshirën që në shkollat e TMV të përgatiten njerëz që kanë të fortë anën akademike dhe në të njëjtën kohë të kenë cilësi të liderit, me një botë hapur, konkurrues dhe të cilët i besojnë vetvetes.
I ndodhur në Kosovë me rastin e fillimit të vitit të ri arsimor, Akgün ka bërë disa vlerësime për Anadolu Agency (AA). Pasi ka vënë në dukje se pavarësisht se është një institucion i sapoformuar TMV brenda një viti ka nisur veprimtaritë në rajone të ndryshme të botës, Akgün ka theksuar se TMV një pjesë të shkollave në këto rajone i ka marrë nëpërmjet dorëzimit dhe një pjesë i ka ndërtuar nga fillimi.
Ndër të tjera pasi ka vënë theksuar se Fondacioni ka veprimtari në një pozitë gjeografike të gjerë nga Afrika e deri në Ballkan, Akgün tha se "Nga pikëpamja jonë Ballkani nuk është një rajon i zakonshëm. Siguria, stabiliteti dhe e ardhja e këtij rajoni është i lidhur afër me fatin e Turqisë. Nëse Shqipëria, Maqedonia dhe vendet e tjera në rajon janë të sigurta dhe me stabilitet edhe Turqia e ndjen veten e saj po aq të sigurtë dhe me stabilitet. E njëjta gjë është e vlefshme edhe për të kundërtën. Pra një Turqi e sigurtë dhe e fortë do të thotë siguri dhe stabilitet në kuptimin e të ardhmes së kësaj pozite gjeografike".

Akgün ka tërhequr vëmendjen se nëpërmjet arsimit kanë investuar në zhvillimin e kapitalit njerëzor për rritjen dhe zhvillimin në mënyrë të shpjetë të vendeve në këtë pozitë gjeografike.
"Do të përgatiten nxënës që mund të flasin lehtësisht tre gjuhë"
"Shkollat tona nuk ndjekin vetëm kurrikulën klasike. Në kuptimin kombëtar sigurisht që ndjekim dhe zbatojmë kurrikulën e arsimit kombëtar të Kosovës. Por kur përgatisim këtë kurrikula si shembull japim mësimet edhe në gjuhën e tyre amtare, por edhe në gjuhën angleze kur përparojnë klasat. Krahas kësaj i mësojmë edhe turqishten", është shprehur Akgün, duke rikujtuar se kanë hapur shkolla në Prishtinë dhe Prizren.
Më tej pasi ka tërhequr vëmendjen se një nxënës që do të diplomohet në këto shkolla do të mund të flasë lehtësisht 3 gjuhë, dhe do të jenë të formuar, ai tha se "Për këtë arsye ne i kushtojmë rëndësi kryesisht këtij drejtimi, pra që këto shkolla të jenë shkolla ndërkombëtare".
Nxënësit që diplomohen nga këto shkolla do të kenë mundësinë që të vazhdojnë arsimin e tyre nëpër universitetet jashtë vendit që ofrojnë arsim në gjuhën angleze, duke ardhur në Turqi mund të vazhdojnë arsimin në universitetet turke ose në universitete të ndryshme të Kosovës. Gjithashtu nxënësit që diplomohen nga këto shkolla do të mund të arrijnë më shumë mundësi nga pikëpamja e përgatitjes për jetën e tyre dhe zhvillimin e karrierës, ka nënvizuar Akgün.
"Jemi një fondacion i dedikuar për përgatitjen e nxënësve të suksesshëm"
Gjithashtu, duke përmendur edhe aktivitetet jashtë programit mësimor të shkollave TMV, Akgün, tha se "Brenda programit mësimor jepet një pavarësi dhe alternativë e ndryshme në një masë të caktuar. Mund të shtoni llojshmërinë e mësimeve kulturore. Kjo na lehtëson ne edhe në kuptimin e gjuhës edhe në kuptimin e aktiviteteve të tjera. Në lidhje me këtë ka mësime ekstra në lidhje me artin dhe profesionet. Në shkolla dëshirojmë që në kuptimin parapërgatitor të zhvillojmë kurse, orë studimi dhe të nxitim nxënësit tanë në aktivitete të ndryshme sociale dhe artistike. Nëpërmjet teatrit ofrojmë mundësinë që të zhvillojnë veten e tyre edhe në fushën e artit nëse ka të interesuar për pikturën, artin dhe muzikën".
Akgün ka theksuar më tej se dëshirojnë që të përgatiten njerëz që kanë cilësi lideri, që mund të shprehin veten e tyre, të jenë të hapur për botën, konkurrues dhe me besim në vetvete.
Nxënësit e suksesshëm kanë mundësinë që t'i dërgojnë në vende të ndryshme në kuadër të aktiviteteve kulturore, ka shtuar Akgün, duke theksuar se si një fondacion që nuk heziton të shpërblejë suksesin dhe nuk heziton të bëjë atë që është e nevojshme për zhvillimin e nxënësve, i janë dedikuar përgatitjes së nxënësve të suksesshëm.
Përveç shkollave që TMV ka hapur Akgün ka shpjeguar edhe projektet që kanë planifikuar të kryejnë në Kosovë duke u shprehur se "Ne po planifikojmë të hapim një shkollë të mesme në Prizren dhe për këtë jemi duke kërkuar ambient. Mendojmë një shkollë të mesme i cili përfshin nxënësit në qendër, por që të jetë edhe një shkollë me konvikt ku mund të qëndrojnë edhe nxënësit e ardhur nga fshatrat. Në të njëjtën kohë kemi dëgjuar se këtu ka nevojë serioze edhe për kopsht fëmijësh. Shpresojmë që ne do të investojmë edhe në kopshte aq sa na jep mundësi kapaciteti ynë".