Ahmet Sait Akçay
28 Shkurt 2018•Përditësim: 28 Shkurt 2018
EDIRNE (AA) – Forcat greke të sigurisë sot kanë lënë 29 migrantë pa dokumente të bllokuar në anën turke të lumit Meriç, i cili rrjedh midis dy vendeve dhe përmes Ballkanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Migrantët u arrestuan dhe u mbajtën në arrest gjithë mbrëmjen të martën në Greqi.
Forcat kufitare turke i gjetën migrantët të bllokuar pranë ishullit Serem brenda lumit.
Të gjithë ata u shpëtuan me ç’rast dy prej tyre, të cilët ishin në gjendje kritike, u dërguan në një spital lokal.
Migrantët ishin nga Irani, Bangladeshi, Afganistani, Pakistani, Siria, Palestina dhe Algjeria.
"Policia na ndaloi. Ne prisnim atje për një kohë. Ata na çuan në anën tjetër (turke) në anije ushtarake ", tha për AA Mustafa Bilkasim, një migrant libian 25 vjeçar.
Bilkasim tha se donte të bashkohej me familjen e tij në Evropë.
Kasim Emin, një 27 vjeçar palestinez, u ankua për keqtrajtimin nga policia greke.
"Ne ishim të burgosur, ishte e tmerrshme. Na rrahën njerëz të armatosur në uniformë, morën telefonat tanë celularë dhe qëndruam në dëborë për gati 13 orë", tha ai.
Lumi Meriç ka qenë rruga kryesore për migrantët ilegalë për kalim në Evropë që kur shpërtheu lufta civile në Siri në vitin 2011.