Bakir Tiro
07 Shkurt 2017•Përditësim: 08 Shkurt 2017
SARAJEVË (AA) - Ivica Osim, president nderi i Federatës së Futbollit të Bosnje e Hercegovinës priti përfaqësuesit e rrjetit ndërkombëtar të futbollit Footgoll me të cilët diskutuan për përmirësimin e futbollit në veçanti sa i përket komunikimit në mesin e dashamirëve të këtij sporti, transmeton Anadolu Agency (AA).
Osim tha se futbolli mund të luaj një rol të rëndësishëm në lidhjen e nyjave të shkëputura mes atyre që e duan futbollin në rajon dhe të jetë një faktor integrues në mes njerëzve.
"Footgoll në këtë proces gjithashtu mund të luajë një rol të rëndësishëm", ka thënë Osim, dhe shtoi: "Është e rëndësishme që të ndjekim trendet dhe ne jemi një rajon i talentuar në futboll, nuk ka dyshim për këtë. Megjithatë, futbolli sot është më i shpejtë, është bëri shkencë për këtë dhe bëhet llogari për çdo detaj. Asgjë nuk ka pa talent, por trajnimi dhe shpejtësia janë shumë të rëndësishme dhe një lojtar i shpejtë ndonjë klubi mund ti sjellë përparësi në terren".
Osim me kujdes ka shqyrtuar të gjitha mundësitë që ofron ky rrjet social unik dhe i dha mbështetje të plotë Footgoll-it. "Jam i kënaqur se njerëz nga mbarë bota përfshihen në Footgoll dhe kjo është e mirë", ka thënë Osim.
Ai më tej ka theksuar: "Do të ishte mirë që të bashkangjiten edhe klubet tona, lojtarët, tifozët dhe të gjithë ata që e duan futbollin, të përfshihen për shkak të sportit dhe futbollit. Përsëri do të luajmë futboll së bashku në rajon, kjo është çështje kohe. Ajo që pashë mund të kontribuojë në zhvillimin e futbollit dhe kjo mundësi duhet shfrytëzuar".