Gorana Jakovljevic
16 Nëntor 2016•Përditësim: 16 Nëntor 2016
BANJA LLUKË (AA) - Këshilli për shënimin e Ditës Republikës Sërpska miratoi programin për kremtimin e 9 janarit, bëhet e ditur nga Zyra e Çështjeve Publike të Presidentit të Republikës Sërpska, raporton Anadolu Agency (AA).
Me seancën e parë të Këshillit udhëhoqi presidenti i RS Milorad Dodik.
Në kuadër të Ditës së Republikës Sërpska është parashikuar vendosja e kurorave në monumentin të ushtarëve të rënë të Ushtrisë së RS dhe luftëtarëve të rënë, në monumentin përkujtimor, monumentin e foshnjave të Banja Llukës, si dhe vendosja e kurorës në memorialin e ish presidentit të RS Milan Jeliç.
Programi parashikon edhe ndarjen e medaljeve për institucionet meritore dhe individëve si dhe mbledhjen e Senatit të Republikës Sërpska.
"Në të gjitha qytetet dhe komunat e Republikës Sërpska do të shënohet Dita e RS, kurse në Banja Llukë më 9 janar do të mbahet një program i pasur kulturor dhe artistik", thuhet në deklaratë, duke shtuar se programi parashikon festimin tradicional në distriktin Bërçko.
Deri te miratimi i Ligjit për shënimin e Ditës së Republikës Sërpska erdhi pasi Gjykata Kushtetuese e Bosnjë e Hercegovinës (BeH), në lidhje me ankesën e anëtarit boshnjak të Presidencës së BeH-së Bakir Izetbegoviç, shpalli si jokushtetues shënimin e 9 janarit si Dita e Republikës.
Pas kësaj, Asambleja Kombëtare e RS miratoi një vendim për të thirrur referendum në lidhje e me Ditën e Republikës Sërpska, kurse referendumi u mbajt më 25 shtator, edhe pse Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë kërkesën e Asamblesë Kombëtare për rishqyrtim të vendimit për shpalljen si antikushtetuese të 9 janarit, si Dita e RS-së dhe lëshoi një masë të përkohshme me të cilës ndalonte aktivitetet e mëtejshem për mbajtjen e referendumit.