Vesna Besic
03 dhjetor 2021•Përditësim: 04 dhjetor 2021
Zyrtarët e Agjencisë Shtetërore të Hetimit dhe Mbrojtjes (SIPA) kanë arrestuar disa persona në zonën e Bijeljinës dhe Sokolacit për shkak të dyshimeve se kanë kryer veprën penale “krim lufte kundër civilëve”, transmeton Anadolu Agency (AA).
SIPA tha oficerët e policisë kanë arrestuar shtatë persona pas dyshimeve se kanë kryer “krime lufte kundër civilëve”, në lidhje me krimet si "përgjegjësi individuale dhe komanduese dhe bashkëkryerje".
Personat e privuar nga liria do t'i kalojnë Prokurorisë së Bosnjë e Hercegovinës për hetime të mëtejshme në ambientet e SIPA-s.