Agim Sulaj
22 Shtator 2022•Përditësim: 22 Shtator 2022
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se asnjë person i infektuar me koronavirusin COVID-19 nuk ka ndërruar jetë, derisa numri i viktimave mbetet në 3.199, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) 10 qytetarë janë infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 272.025.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 189 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.975.679 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 19 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 268.771 ndërsa numri i rasteve aktive është 55.
Sa i përket procesit të vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 16 doza, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.040 doza të vaksinës. Deri më sot 824.657 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.