Agim Sulaj
17 Dhjetor 2021•Përditësim: 18 Dhjetor 2021
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24 orësh lidhur me rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19) ka bërë të ditur se asnjë person nuk ka vdekur, derisa numri i viktima nga ky virus mbetet 2.988, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 11 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 161.246.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 1.734 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.347.037 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 8 raste të reja të cilët janë shëruar nga koronavirusi. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 157.941, ndërsa numri i rasteve aktive është 317.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 1.837 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.651.845 doza të vaksinës. Deri më sot 775.898 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.