Agim Sulaj
23 Shtator 2022•Përditësim: 23 Shtator 2022
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se asnjë person i infektuar me COVID-19 nuk ka ndërruar jetë, derisa numri i viktimave mbetet në 3.199, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) 15 qytetarë janë infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 272.040.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 190 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.975.869 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 10 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 268.781 ndërsa numri i rasteve aktive është 60.
Sa i përket procesit të vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 22 doza, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.062 doza të vaksinës. Deri më sot 824.662 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.