Agim Sulaj
28 Maj 2021•Përditësim: 29 Maj 2021
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit asnjë person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) nuk ka vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të mbetet në 2.242, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 18 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 107.354 raste.
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët private janë testuar gjithsej 1.886 mostra të dyshuara për COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 604.205 mostra.
Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat njoftuar për 412 pacientë të rinj. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 102.519, ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 2.593.