Stipe Majic
15 prill 2020•Përditësim: 15 prill 2020
Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci me koronavirusin e ri (COVID-19) janë infektuar 37 persona, ndërsa 3 pacientë kanë vdekur, raporton Anadolu Agency (AA).
Selia e Mbrojtjes Civile e Republikës së Kroacisë, në një konferencë të rregullt për shtyp, raportoi për raste të reja që lidhen me koronavirusin që kanë ndodhur në Kroaci në 24 orët e fundit.
Kreu i Shtabit të Krizave të Ministrisë së Shëndetësisë, Maja Grba Bujeviç, tha se në 24 orët e fundit, janë infektuar 37 persona, që gjithsej janë 1,741 persona të infektuar deri më tani. Gjatë kësaj periudhe janë testuar 897 pacientë, që janë gjithsej 19.2256 të testuar deri më tani.
Në respiratorë janë 31 pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit kanë vdekur 3 persona, ndërsa gjithsej 473 janë shëruar ose 58 më shumë të shëruar se dje. Në vetëizolim janë 15.059 persona.