Stipe Majic
03 Shtator 2021•Përditësim: 05 Shtator 2021
Në Kroaci në 24 orët e fundit janë regjistruar 816 raste të reja me koronavirus (COVID-19) ndërsa 6 persona e kanë humbur jetën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shtabi i Mbrojtjes Civile të Kroacisë raportoi se numri i rasteve aktive në vend është gjithsej 4.156.
Midis tyre, 457 pacientë janë në spital, nga të cilët 57 janë në respiratorë.
Gjashtë persona kanë humbur jetën.
"Që nga 25 shkurt i vitit 2020 kur u regjistrua rasti i parë me COVID-19 në Kroaci janë regjistruar gjithsej 376.417 raste nga të cilët 8.355 e kanë humbur jetën. Gjithsej 363.906 persona janë shëruar nga të cilët 597 në 24 orët e fundit", tha Shtabi i Mbrojtjes Civile.
Aktualisht janë 8.107 persona në izolim.