Fatjon Cuka
07 Qershor 2021•Përditësim: 07 Qershor 2021
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, po realizon një vizitë zyrtare në Shqipëri, ndërkohë, është takuar me homologun Gramoz Ruçi, raporton Anadolu Agency(AA).
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ka pritur në takim kryeparlamenatrin e Kosovës, ndërsa pjesë e takimit ishin edhe zyrtarë të tjerë nga të dy vendet.
Pas takimit në selinë e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, Ruçi dhe Konjufca do të mbajnë një deklaratë për mediat.
Gjatë qëndrimit në Tiranë, kreu i Kuvendit të Kosovës do të pritet në takime të veçanta nga presidenti Ilir Meta dhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.