Agim Sulaj
16 shtator 2026•Përditësim: 16 shtator 2026
Mijëra qytetarë të Kosovës kanë ndjekur së bashku në një ekran të madh në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë, seancën për vendimin mbi katërshen udhëheqëse të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në Gjykatën Speciale për krime lufte në Kosovë, raporton Anadolu.
Qytetarët kanë reaguar emocionalisht pas çdo hapi të Trupit Gjykues deri tek vendimi.
Pasi Gjykata Speciale shqiptoi dënime të ndryshme veç e veç për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, qytetarët nuk e pritën mirë këtë lajm.
Disa nga ta u panë me lotë në sy, të zhgënjyer për fatin e ish-udhëheqësve të UÇK-së, pas gjashtë vjet pritjeje derisa ata po mbaheshin në paraburgim.
Sheshet dhe rrugët e Prishtinës janë mbuluar sot me flamuj të UÇK-së ndërsa marshimet e qytetarëve me flamuj dhe simbole të UÇK-së, përveç Prishtinës, po vazhdojnë edhe në qytete tjera.