Bojana Stojanovic
24 Qershor 2020•Përditësim: 24 Qershor 2020
Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë regjistruar 143 raste të reja me COVID-19, duke e rritur në 861 numrin e rasteve aktive me koronavirus në vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Në total janë regjistruar 13.235 raste të infeksionit. Nga dje janë testuar 7.784 persona, prej të cilëve 143 rezultuan pozitivë me koronavirus.
Në të njëjtën periudhë nuk ka të vdekur që lidhen me virusin, kështu që numri i të vdekurve mbetet 263.
Janë 21 pacientë në respiratorë, kurse deri më tani janë testuar 359.069 qytetarë.