Bojana Stojanovic
18 qershor 2020•Përditësim: 18 qershor 2020
Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov arriti sot në Beograd, Serbi, për një vizitë gjatë së cilës u takua me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, raporton Anadolu Agency (AA).
Lavrov u prit në aeroportin "Nikola Tesla" të Beogradit nga ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç me të cilin Lavrov do të takohet më vonë gjatë ditës, ndërsa të dy do të vendosin kurora lulesh në kompleksin përkujtimor të Çlirimtarëve të Beogradit dhe Ushtrisë së Kuqe.
Ai më pas u takua me presidentin e Serbisë me të cilin do të ketë konferencë të përbashkët për media.
Po ashtu, Lavrov dhe ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviç do të nënshkruajnë sot Marrëveshje midis Qeverisë së Serbisë dhe Qeverisë së Rusisë për bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit.