Furkan Abdula
25 Dhjetor 2022•Përditësim: 26 Dhjetor 2022
Sot nëpër rrugët e Shkupit u mbajt gara tradicionale e babagjyshëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Qindra pjesëmarrës me kostumet e babagjyshit morën pjesë në garë, të cilët vrapuan në një pistë prej dy kilometrash duke u nisur nga qendra tregtare "City Mall".
Para garës u zhvillua një program muzikor si dhe një ngrohje me një instruktor fitnesi.
Gara u organizua nga Shoqata për sport dhe rekreacion "I pari në majë" nga Shkupi.
Krahas asaj konkurruese, gara ka edhe karakter argëtues, ku morën pjesë fëmijë të shoqëruar nga prindërit.