İnci Gündağ
10 gusht 2016•Përditësim: 10 gusht 2016
LONDËR (AA) – Kryeministrja e Britanisë Theresa May dhe Presidenti i Rusisë Vladimir Putin kanë zhvilluar bisedë telefonike, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën nga Kryeministria e Britanisë, theksohet se në bisedën telefonike që e zhvilluan dy liderët, Putin e ka uruar May për marrjen e detyrës muajin e kaluar duke i uruar suksese, ndërkohë në fokus të bisedës së tyre kanë qenë marrëdhëniet mes Britanisë dhe Rusisë.