Ekip
22 Shkurt 2018•Përditësim: 22 Shkurt 2018
NAIROBI (AA) – Kryqi i Kuq i Kenias ka lëshuar një apel të ri rreth thatësirës për të ndihmuar 3,4 milionë kenianë që vuajnë nga një thatësirë e rëndë që ka goditur rajonin e Bririt të Afrikës, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një konferencë shtypi, sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Kenias, Abbas Gullet, tha se thatësira në Kenia është duke u përkeqësuar gradualisht, duke shtuar se thatësira aktuale ishte shpallur katastrofë kombëtare nga qeveria keniane një vit më parë, në shkurt të vitit 2017.
“Kryqi i Kuq të Kenias ka nisur një apel rreth thatësirës që kërkon të tubojë 10,2 milionë dollarë për të mbështetur 1.373.294 njerëz (të cilët janë në fazën e alarmit) të cilët po përballen me vuajtje për shkak të thatësirës së vazhdueshme në Kenia”, tha Gullet.
Kryqi i Kuq tha se më të prekurit nga 14 qarqe në Kenia, prej të cilave gjashtë janë në një fazë alarmi, janë Garissa, Wajir, Isiolo, Tana River, Kajiado dhe Kilifi.
“Apeli ynë është për të gjithë aktorët, partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë për të na mbështetur në përpjekjet zbutëse. Ne jemi të prirur për të intensifikuar ndërhyrjet tona nëpërmjet transferimeve të drejtpërdrejta të parave të gatshme, shtesave shëndetësore dhe të ushqyerjes, rehabilitimit të pikave komunale kyçe të ujit, shpërndarjes së ushqimit, si dhe marrjes së kafshëve për therje”, shpjegoi Gullet.