Ömer Faruk Yıldız
06 janar 2019•Përditësim: 07 janar 2019
KUALA LUMPUR (AA) – Mbreti i Malajzisë, Muhammed V, është tërhequr nga froni, raporton Anadolu Agency (AA).
Pallati Mbretëror i Malajzisë sot zyrtarisht njoftoi se mbreti Muhammed V ka dhënë dorëheqje nga detyra e mbretit të 15-të dhe abdikoi nga froni.
Mediat malajziane tashmë dy muaj theksojnë se mbreti 50-vjeçar Muhammed është larguar nga pallati dhe synon të heq dorë nga funksioni i monarkut.
Kryeministri malajzian, Mahathir Muhammed, kohët e fundit tha se zyrtarisht nuk ka marrë një letër zyrtare për abdikimin e mbretit.
Mbreti Muhammed për herë të fundit është parë në vendlindjen Kelantan, të premten pasi kishte mbaruar lutjet e së premtes.
Mbreti që po largohet Muhammad V ndoqi studimet e diplomacisë në British Oxford, St. Cross College dhe Universitetin Huron.
Malajzia është monarki parlamentare që prej fitimit të pavarësisë nga Britania e Madhe në vitin 1957.
Pushteti legjislativ dhe ekzekutiv në Malajzi është në duart e parlamentit dhe qeverisë së vendit, ndërsa mbreti është një titull simbolik, por gjithashtu ka statusin e kujdestarit të traditës dhe Islamit në mesin e popullatës së malajzianëve muslimanë.