Sayed Khodaiberdi Sadat
30 Mars 2021•Përditësim: 30 Mars 2021
Gjatë një sulmi të armatosur të talebanëve ndaj pjesëtarëve të forcave të sigurisë në Kapisi, në Afganistan, kanë humbur jetën 3 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i policisë në Kapisi, Shaiq Shurish njoftoi se militantët kryen sulm të armatosur ndaj pjesëtarëve të forcave të sigurisë të cilët patrullonin në Dere-i Afgan, në qarkun Nijrab.
Shurish tha se kanë humbur jetën 3 pjesëtarë të forcave të sigurisë ndërsa talebanët një e kanë rrëmbyer.
Talebanët ende nuk kanë reaguar lidhur me këtë sulm.