Murat Özgür Güvendik
24 Dhjetor 2021•Përditësim: 24 Dhjetor 2021
Në Republikën e Afrikës së Jugut vaksinat e kompanisë Johnson & Johnson kundër COVID-19 janë miratuar për përdorim si doza përforcuese, transmeton Anadolu Agency (AA).
Rregullatori i Produkteve Shëndetësore (SAPHRA) të Afrikës së Jugut njoftoi se vaksinat Johnson & Johnson që aplikohen normalisht me një dozë të vetme janë lejuar që të përdoren si dozë përforcuese.
Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se "Programi Kombëtar i Vaksinimit (NVP) duke filluar që nga 24 dhjetori 2021 siguron vaksinat përforcuese Johnson & Johnson për të gjithë ata që kanë marrë dozën e fundit të paktën dy muaj më parë".
Sipas të dhënave të ministrisë, në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 21.156 raste duke e rritur në 3.374.262 numrin e rasteve në vend.
Gjithashtu në 24 orët e fundit në vend për shkak të COVID-19 e kanë humbur jetën 75 persona.