Ikrame Imane Kouachi
10 shtator 2026•Përditësim: 10 shtator 2026
Algjeria njoftoi sot ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Emiratet e Bashkuara Arabe, duke thënë se ka shteruar "të gjitha mjetet" për të ruajtur lidhjet dypalëshe, transmeton Anadolu.
Vendimi u njoftua nga Ministria e Jashtme e Algjerisë, sipas Shërbimit zyrtar të Shtypit të Algjerisë (APS).
Ministria nuk dha detaje të mëtejshme mbi arsyet e vendimit.
Ky veprim shënon një përkeqësim të madh në marrëdhëniet midis dy vendeve arabe.