Ahmet Furkan Mercan
12 Janar 2023•Përditësim: 12 Janar 2023
Pretendohet se anijet e Kinës kanë shkelur ujërat territoriale të Japonisë rreth ishujve të diskutueshëm Senkaku në Detin e Kinës Lindore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas shtabit të rojës bregdetare në Naha, Okinawa, 4 anije të rojës bregdetare të Kinës shkelën ujërat territoriale të Japonisë.
Anijet e Kinës hynë në zonën e ujërave territoriale japoneze rreth 20 kilometra në jugperëndim të ishullit Uotsuri, në rajonin e diskutueshëm të ishujve Senkaku.
Roja Bregdetare e Japonisë ka paralajmëruar anijet kineze që të largohen nga zona. Kjo shkelje e ujërave territoriale ka ndodhur për herë të parë këtë vit.
- Ishujt e diskutueshëm
Në Detin e Kinës Lindore, arkipelagu i quajtur "Senkaku" nga Japonia dhe "Diaoyu" nga Kina, përbëhet nga 5 ishuj dhe 3 shkëmbinj.
Ishujt, të cilët janë në pronësi të Japonisë dhe të pretenduara nga Kina, dhe ku nuk jeton askush, kanë qenë prej kohësh burim debati mbi sovranitetin.