Şahin Demir
26 gusht 2026•Përditësim: 26 gusht 2026
Arabia Saudite mirëpriti të mërkurën integrimin e grupit terrorist YPG, tashmë të shpërbërë, në institucionet ushtarake të Sirisë, duke thënë se ky hap do të kontribuojë në sigurinë dhe stabilitetin e vendit, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë, Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite përsëriti mbështetjen e mbretërisë për hapat e ndërmarrë nga qeveria siriane për të përmbushur aspiratat e popullit sirian dhe për të avancuar unitetin dhe zhvillimin.
Të martën, drejtuesi i YPG-së, Mazloum Abdi, njoftoi shpërbërjen e grupit terrorist.
Administrata siriane dhe YPG-ja arritën një marrëveshje më 29 janar, e cila parashikonte një armëpushim dhe integrimin gradual të grupit në institucionet shtetërore.