Ekip
16 Shtator 2017•Përditësim: 17 Shtator 2017
LONDËR (AA) - Policia britanike thotë se ka arrestuar një 18 vjeçar, i cili lidhet me sulmin e djeshëm në Londër, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia thotë se i dyshuari u arrestua nga policia e Kentas në portin Dover në pjesën e kanalit anglez.
Zëvendës ndihmësi i komisarit të policisë, Neil Basu, tha se arrestimi i të dyshuarit ka qenë i rastësishëm. Ai tha se në vazhdim po kryhen hetimet e policisë, për të shtuar se alarmi nga kërcënimet terroriste akoma mbetet në nivelin "kritik".
Një bombë artizanale shpërtheu mëngjesin e së premtes në një tren në stacionin e metrosë Parsons Green në Londër. Si pasojë e shpërthimit u plagosën 29 persona, disa nga vet shpërthimi e disa të tjerë nga turma gjatë ikjes.