Gökhan Kavak
15 Prill 2020•Përditësim: 16 Prill 2020
Pas 20 vitesh kërkim, në një hotel luksoz në Mozambik është arrestuar Gilberto Aparecido dos Santos (49), lideri i First Capital Command (PCC), organizata më e fuqishme kriminale braziliane, raporton Anadolu Agency (AA).
Lideri i quajtur “Fuminho” është arrestuar në Maput, kryeqytetin e Mozambikut, në një aksion të policisë braziliane, DEA-së amerikane dhe Interpolit.
U arrestuan edhe dy shtetas të Nigerisë.
Santos, për të cilin kërkohet thuajse 20 vite, njihet si një nga udhëheqësit më të mëdhenj brazilian të bandave, ndërsa akuzohet për tregti droge.