Recep Şakar
20 Gusht 2017•Përditësim: 21 Gusht 2017
MELBOURNE (AA) - Panairi "Technology dhe Gadget Expo 2017", i cili organizohet në qytetin Melbourne të Australisë, ka hasur në interesim të madh nga ana e australianëve të cilët dëshirojnë të shohin produktet më të reja teknologjike, raporton Anadolu Agency (AA).
Në panairin i cili organizohet në Qendrën e Panairëve dhe Kongresëve të Melbourne-it, vizitorë nga të gjitha moshat erdhën t'i ndjekin nga afër zhvillimet teknologjike. Në panair u ekspozuan shumë produkte teknologjike siç janë automjetet elektrike, lojëra kompjuterike, dronë, robotë, lego dhe biçikleta elektrike.
Stendat e lojërave kompjuterike, shfaqjet e dronëve, shfaqjet e robotëve ngjallën interesim nga të rinjtë.
Interesim më të madh kishte për automjetet elektrike të cilat priten që të marrin pozitën e automjeteve që tani punojnë me lëndë djegëse dhe për të cilët vazhdojnë punimet infrastrukturore në shumë vende të botës.
Vizitorët patën mundësinë që të shohin nga afër automjetet me elektrikë.
Panairin, i cili do të përfundoj sot, deri më tani e vizituan rreth 20 mijë persona.