Ekip
29 Shtator 2021•Përditësim: 30 Shtator 2021
Autoritetet spanjolle njoftuan se stadiumet e futbollit përsëri mund të mbushen me kapacitet të plotë duke filluar nga kjo fundjavë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Spanja kishte lejuar mbushjen e vetëm 60 për qind të vendeve në fillim të sezonit, por zyrtarët shëndetësorë thanë se javët e fundit kushtet e pandemisë kanë vazhduar të përmirësohen në të gjithë vendin.
Rajonet lokale ende kanë vendimin përfundimtar se sa tifozë do të lejohen në stadiume, ndërsa Katalonia tani për tani do të mbajë kufizimet në 60 për qind, që do të thotë se nuk do të ketë ndryshime të menjëhershme për ndeshjet e organizuara nga Barcelona.
Mbrojtësi i titullit të kampionit të ligës spanjolle, Atletico Madrid, pritet të mbush stadiumin Wanda Metropolitano për ndeshjen e tyre të së shtunës kundër Barcelonës.