Selen Temizer
21 Tetor 2021•Përditësim: 21 Tetor 2021
Bashkimi Evropian (BE) është i shqetësuar për ligjin e ri të Polonisë që lejon rojet kufitare drejtpërdrejtë të dëbojnë migrantët që kalojnë kufirin ilegalisht, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në fjalën e saj në debatin e mbajtur në Parlamentin Evropian mbi kthimet e emigrantëve në kufijtë e jashtëm të BE-së, komisionerja e BE-s, Ylva Johannson, tha se "raportet sugjerojnë se propozimi në ligjin e ndryshuar polak për të huajt për t'u dhënë rojeve kufitare autonomi për t'u mundësuar qasje në një procedurë azili ose jo tashmë praktikohet në terren".
Tensionet e reja u ngritën me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Polonisë më 7 tetor, pas diskutimeve të vazhdueshme për sundimin e ligjit midis Varshavës dhe Brukselit.
Gjykata njoftoi vendimin e saj që ligjet kombëtare të vendit të kenë përparësi mbi disa legjislacione të BE-së.
Praktikat e Polonisë mbi çështjet e tilla si sundimi i ligjit, liria e shtypit dhe pavarësia gjyqësore viteve të fundit janë kritikuar brenda BE-së.
Përplasja mbi sundimin e ligjit midis Polonisë dhe BE-së sot do të jetë në agjendën e samitit të liderëve të BE-së me kërkesë të disa vendeve.
- Nuk është hera e parë për raportet mbi kthimin e dhunshëm të emigrantëve
"Dy javë më parë, gazetarët investigativ nga (shtëpia jofitimprurëse e mediave) 'Lighthouse Reports' publikuan akuza për kthimin e dhunshëm në kufijtë tanë të BE-së. Ju thirrët në këtë debat në përgjigje të atyre raporteve", tha Johansson.
Duke theksuar se nuk është hera parë që kanë pranuar raporte të tilla, ajo tha se komisioni ka pranuar shumë akuza për kthimin e emigrantëve, përfshirë nga Agjencia e OKB-së për Refugjatë (UNHCR).
"Dhuna kurrë nuk është e pranueshme, veçanërisht nëse është strukturore dhe e organizuar", tha Johansson, duke shtuar se ka pretendime për abuzimin e fondeve të BE-së.
Ajo shtoi se ka kërkuar nga autoritetet kombëtare në Kroaci, Greqi dhe Romani për të hetuar çdo raport të konfirmuar të keqpërdorimit të fondeve.
"Komisioni do të ndërmarrë veprime nëse pretendimet e tilla konfirmohen dhe do të rimarrë fondet e përdorura në mënyrë të padrejtë. Taksapaguesit evropianë presin që ne të mbrojmë kufijtë tanë dhe të respektojmë rregullat tona", tha ajo.
Johansson kujtoi se Kroacia tashmë ka vendosur një mekanizëm monitorimi, duke theksuar se Greqisë po ashtu i duhet një mekanizëm i pavarur monitorimi.
- Kthimet mbrapa asnjëherë nuk duhet të normalizohen
Duke përsëritur thirrjet për regjimin e Alexander Lukashenko-s në Bjellorusi, Johansson tha se, "Kthimet asnjëherë nuk duhet të normalizohen. Kthimet asnjëherë nuk duhet të legalizohen".
Ajo shtoi se për të shpëtuar jetë, regjimi duhet të ndalet.
"Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën deri më tani në kufijtë tanë të jashtëm me Bjellorusinë. Këto vdekje janë të papranueshme", u shpreh Johansson.