Hakan Çopur
10 Shkurt 2022•Përditësim: 10 Shkurt 2022
Presidenti amerikan, Joe Biden dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, vlerësuan situatën e fundit mbi krizën e Ukrainës, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës së Shtëpisë së Bardhë, kriza e Ukrainës është diskutuar në bisedën telefonike Biden-Macron.
Duke theksuar koordinimin e ngushtë midis aleatëve të NATO-s përballë ngritjes ushtarake të Rusisë në kufirin ukrainas, të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu vizitat e fundit të Macron në Rusi dhe Ukrainë.
Presidenti francez, Macron, diskutoi krizën në kufirin ukrainas me presidentin rus, Vladimir Putin në Moskë dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Kiev.