Betül Yürük
06 Nëntor 2020•Përditësim: 06 Nëntor 2020
Kandidati demokrati në garën presidenciale në SHBA, Joe Biden, kërkoi nga mbështetësit e tij të jenë të qetë, duke deklaruar se nuk kanë asnjë dyshim për fitoren e zgjedhjeve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Teksa SHBA është fokusuar në zgjedhjet presidenciale rezultati i të cilave ende nuk është qartësuar, kandidati Biden bashkë me kandidaten për zv/presidente Kamala Harris, kanë bërë për herë të dytë deklarata në Delaware.
"Jam shpresues nga ecuria dhe me senatoren Harris nuk kam asnjë dyshim se do të fitojmë kur të përfundojë numërimi. Prandaj nga të gjithë kërkoj që të jeni të qetë. Procesi vazhdon, numërimi do të përfundojë dhe shumë shpejt do ta mësojmë rezultatin", tha Biden, duke theksuar se vota në SHBA është shenjtë dhe se çdo votë duhet të numërohet.