Addis Getachew Tadesse
25 tetor 2017•Përditësim: 25 tetor 2017
ADDIS ABABA (AA) – Një zyrtar i lartë i Komisionit të Unionit Afrikan ka thënë se bota është duke e humbur luftën ndaj terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, pavarësisht nga “fitorja në shumë pjesë të botës”, raporton Anadolu Agency (AA).
“Edhe pse ne jemi duke fituar në shumë pjesë të botës kundër terroristëve, ne ende jemi duke humbur luftën”, tha Amadou Diau, këshilltar i posaçëm i presidentit të Komisionit të Unionit Afrikan, Moussa Faki, në një takim të përbashkët të ekspertëve të sigurisë së SHBA-ve dhe Unionit Afrikan.