Murat Karadağ
10 Nëntor 2016•Përditësim: 11 Nëntor 2016
ANKARA (AA) – Mijëra punonjës dhe nëpunës shtetërorë kanë hyrë më dhunë dhe kanë demoluar hapësirat e ndërtesës së Kuvendit në shtetin e Rio de Zhaneiros të Brazilit në shenjë proteste kundër politikave shtrënguese të qeverisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në burimet lokale të Brazilit, protestuesit shumica e të cilëve ishin policë, gardianë dhe zjarrfikës, kanë okupuar ndërtesën e Kuvendit për të protestuar kundër masave ekonomike që qeveria e Rio de Zhaneiros ka marrë për shkak të krizës.
Protestuesit qëndruan disa orë në sallën e seancave të Kuvendit dhe kanë dëmtuar godinën. Ata protestuan edhe kundër pagesave që nuk janë bërë me muaj dhe reduktimeve në paga.
Kryetari i Kuvendit të shtetit të Rio de Zhaneiros Jorge Picciani ka dënuar protestën, duke e quajtur atë si një “fyerje të paprecedentë në historinë e Brazilit kundër qeverisë demokratike”.