Ahmet Gürhan Kartal
27 Maj 2020•Përditësim: 28 Maj 2020
Numri i të vdekurve në Mbretërinë e Bashkuar si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) ka shkuar në 37.460, me një rritje prej 412 viktimash në 24 orët e fundit, transmeton Anadilu Agency (AA).
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit në Britani janë kryer 117.013 teste të reja, prej të cilave 2.013 raste kanë rezultuar pozitive me COVID-19, për ta çuar shfirën e përgjithshme të të infektuarve në 267.240.
Deri më tani, vendi ka kryer 3.798.490 teste.