Behlül Çetinkaya
01 Gusht 2023•Përditësim: 02 Gusht 2023
Britania e Madhe deklaroi se i njeh si "gjenocid" krimet e kryera nga DEASH-i kundër jezidëve në vitin 2014, transmeton Anadolu.
Ministri britanik i Shtetit për Lindjen e Mesme, Lord Ahmad deklaroi se vuajtjet e jezidëve njihen si gjenocid.
"Drejtësia dhe llogaridhënia janë çelësi për ata, jetët e të cilëve janë shkatërruar. Sot ne bëmë rrëfimin historik se u kryen aktet e gjenocidit kundër popullit Jazidi. Kjo vendosmëri vetëm sa forcon angazhimin tonë për të siguruar që ata të marrin kompensim dhe qasje në drejtësi", tha Ahmad.
Ai theksoi se do të vazhdojë lufta e Britanisë së Madhe kundër terrorizmit. Në deklaratë thuhet se Gjermania e pranoi si gjenocid atë që ndodhi në janar 2014 dhe u tha se Britania do të mbështeste zbatimin e plotë të ligjit ndaj jezidëve që mbijetuan në Irak.
Në ceremoninë përkujtimore që do të mbahet në Bagdad, thuhet se ambasadori britanik në Irak, Stephen Hitchen do të njoftojë se vendi i tij e njeh gjenocidin. Në raportet e OKB-së u pasqyrua se DEASH-i vrau mijëra jezidë në veri të Irakut dhe në Siri, robëroi mijëra prej tyre dhe i përdori si skllevër.