Zuhal Demirci
06 Gusht 2020•Përditësim: 06 Gusht 2020
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se Turqia do të vazhdojë t’i mbrojë deri në fund interesat e saj në Mesdheun lindor, raporton Anadolu Agency (AA).
Çavuşoğlu u takua me Josep Borrell, Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian (BE) për Marrëdhënie të Jashtme dhe Politika të Sigurisë në Maltë, ku ai udhëtoi për takime zyrtare.
"Nuk duhet lejuar që marrëdhëniet tona me BE-në të merren peng nga disa shtete anëtare. BE-ja duhet ta mbajë fjalën në lidhje me migracionin. Turqia do të vazhdojë t’i mbrojë deri në fund interesat e saj në Mesdheun lindor”, shkroi kryediplomati turk në Twitter pas takimit.