Erbil Başay
02 Janar 2019•Përditësim: 03 Janar 2019
BERLIN (AA) - Klubi anglez i futbollit Chelsea ka tranferuar në radhët e saj futbollistin 20-vjeçar të ekipit gjerman Borussia Dortmund, Christian Pulisic, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pulisic, futbollist amerikan me origjinë kroate, ka kryer transferimin pasi Chelsea ka paguar klauzolën prej 64 milionë eurosh për të siguruar shërbimet e tij, njoftoi Borussia Dortumund në një deklaratë.
Sipas deklaratës së klubit gjerman, Pulisic do të vazhdojë të luajë në Dortmund deri në fund të sezonit si lojtar i huazuar, ndërsa do të fillojë të veshë fanellën e Chelseat nga sezoni 2019-2020.
Drejtori sportiv i Borussia Dortmundit, Michale Zorc, ka thënë se Pulisic ka ëndërruar të luajë në Premier Ligën angleze dhe për këtë arsye ka pranuar ofertën "atraktive" të Chelseat.
Pulisic është paraqitur në 115 ndeshje zyrtare për Borusia Dortmundin nga sezoni 2015-2016, kur filloi të luajë në ekipin e parë të klubit gjerman, dhe ka shënuar 15 gola.