Kalo te përmbajtja kryesore
logo
logo
  • BOTA
  • BALLKANI
  • TURQIA
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • SPORT
  • KULTURË
Türkçe
English
BHSC
Pусский
Français
العربية
Kurdî
کوردی
Shqip
فارسی
македонски
Bahasa Indonesia
Español
BotaAnalizë

Davutoğlu: kërcënimi terorist ndaj Turqisë është eleminuar në masë

Kërcënimi terorist ndaj Turqisë është eliminuar në masë të madhe si rrjedhojë e operacioneve të suksesshme anti-teroriste, deklaroi të premten kryeministri i Turqisë
Mustafa Çağlayan
26 shtator 2015•Përditësim: 26 shtator 2015
Davutoğlu: kërcënimi terorist ndaj Turqisë është eleminuar në masë

NEW YORK (AA) - Kërcënimi terorist ndaj Turqisë është eliminuar në masë të madhe si rrjedhojë e operacioneve të suksesshme anti-teroriste, deklaroi të premten kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoğlu, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai tha se kërcënimi nga grupet teroriste të DAESH-it, PKK-së dhe DHKP-C-së, që nga muaji qershor janë trajtuar në një sërë operacionesh anti-teroriste.

“Me këto operacione të njëpasnjëshme, këtë moment mund të them shtylla e kërcënimit terorist ndaj Turqisë është thyer" tha kryeministri.

“Në Irakun verior vend strehimet, depot dhe shtabi i PKK-së janë asgjësuar, si dhe janë neutralizuar në masë të madhe strukturat e DAESH-it në Siri, të cilat paraqisnin kërcënim. Kemi bërë punë të madhe në drejtim të ruajtjes së sovranitetit dhe sigurisë publike” tha Davutoğlu.

Komentet e Davutoğlu, u bënë të premten, në ditën e parë të vizitës së tij në New York, vizitë kjo e cila u organizua nga "Turken Foundation" e cila është një shoqatë civile që ndihmon studentët e Turqisë në SHBA.

Rritja e sulmeve të DAESH-it, PKK-së dhe DHKP-C-së, u shoqëruan me masakrën e 20 qershorit në provincën Sanliurfa. Turqia u përgjigj duke organizuar sulme ajrore dhe operacione të tjera anti-teroriste kundër këtyre grupeve.

“Qëllimi ynë kryesorë është të sigurojmë sundimin e demokracisë dhe sigurinë publike në vend, ndërkohë që po i afrohemi zgjedhjeve të 1 nëntorit" tha Davutoğlu duke cituar zgjedhjet e jashtzakonshme pasi në ato të qershorit asnjë parti nuk arriti të fitojë shumicën e thjeshtë.

Davutoğlu tha se Turqia do të forcojë të drejtat dhe liritë e njeriut duke mbajtur balancin mes lirisë dhe sigurisë.

Në ditën e dytë të vizitës së tij në SHBA, kryeministri turk do të marrë pjesë në sesionin e gjashtë të samitit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara. Ndërkohë Kryeministri, Davutoğlu pritet të takohet edhe me Kancelaren gjermane, Angela Merkel, për të diskutuar krizën e refugjatëve dhe çështje të tjera të rëndësishme.

related_topics:
TurqiTerorizëmPKKDAESHAhmet Davutoğlu
news_share

news_share_descriptionsubscription_contact

subscription
logo

Reporting the Changing World

next-sosyalX/TwitterFacebookYouTubeInstagram

KORPORATIVE

  • Historiku
  • Impresum
  • Kontrolli i cilësisë
  • Udhëzime editoriale
  • Udhëzimet mbi përdorimin e mediave sociale
  • Politika e privatësisë dhe të dhënave cookies
  • Politika e informimit
  • RSS

KOMUNIKIMI

  • Kontakt
  • Kërkesa për abonim

Anadolu Ajansı © 2026

Google PlayApp Store
IRAN & SHBA
Trump
E mëparshme
E radhës
E mëparshme
Nje vajzë e re palestineze pikturon me kafe të bluar

Nje vajzë e re palestineze pikturon me kafe të bluar

E radhës

Kryeministri turk takon adoleshentin musliman që u arrestua për shpikjen e një ore

Kryeministri turk takon adoleshentin musliman që u arrestua për shpikjen e një ore

MË TË FUNDIT

Ministri i Jashtëm i Kinës do të zhvillojë një vizitë dyditore në Korenë e Jugut

Kryetari i parlamentit iranian do të vizitojë Irakun të mërkurën për bisedime mbi zhvillimet rajonale

Britania: Rusia nuk duhet të ketë "asnjë dyshim" për vendosmërinë e Londrës kundër "agresionit" rus

Rreth 30 të plagosur nga zjarri masiv në një fabrikë karburanti në Sulaymaniyah të Irakut

Kryediplomati iranian, Araghchi: Irani fitoi si luftën ashtu edhe diplomacinë

Ligji turk për procesin "Turqia pa terror" publikohet në Gazetën Zyrtare

Sulmet ajrore izraelite godasin aeroportin ushtarak në provincën Idlib të Sirisë

Shiko të gjitha

LAJME TË NGJASHME

Turqi, mbahet marshimi me moton "Jo terrorizmit, po Vëllazërimit"

Turqi, mbahet marshimi me moton "Jo terrorizmit, po Vëllazërimit"

Avionët turq sulmojnë pozicionet e PKK-së në veri të Irakut, vriten 60 terroristë

Avionët turq sulmojnë pozicionet e PKK-së në veri të Irakut, vriten 60 terroristë

Biseda e terorristëve të PKK-së: Nuk mund të mbijetojmë në malin Kandil

Biseda e terorristëve të PKK-së: Nuk mund të mbijetojmë në malin Kandil

Opozitarët sirianë që kanë marrë pjesë në programin "Trajno-Pajis" kanë hyrë në Halep

Opozitarët sirianë që kanë marrë pjesë në programin "Trajno-Pajis" kanë hyrë në Halep

Sulm terrorist në Yüksekova të Turqisë, dëmtohen shumë shtëpi dhe biznese

Sulm terrorist në Yüksekova të Turqisë, dëmtohen shumë shtëpi dhe biznese

Plagosen 13 ushtarë nga një sulm terrorist në lindje të Turqisë

Plagosen 13 ushtarë nga një sulm terrorist në lindje të Turqisë

Në Samitin e Liderëve të BE-së do të diskutohet ndihma për Turqinë dhe Ballkanin

Në Samitin e Liderëve të BE-së do të diskutohet ndihma për Turqinë dhe Ballkanin

Putin: Islami luan rol të rëndësishëm në Rusi

Putin: Islami luan rol të rëndësishëm në Rusi

DAESH merr përsipër përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës në Jemen

DAESH merr përsipër përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës në Jemen

3 persona humbën jetën nga një sulm terrorist në Şırnak të Turqisë

3 persona humbën jetën nga një sulm terrorist në Şırnak të Turqisë