Mahmoud Mohamed Barakat
12 Prill 2023•Përditësim: 13 Prill 2023
Një delegacion teknik iranian mbërriti në Arabinë Saudite për rihapjen e ambasadës së Teheranit në Rijad, transmeton Anadolu.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, delegacioni do të udhëtojë më vonë në Xhide për të inspektuar zyrën e konsullatës dhe misionin iranian në Organizatën e Bashkëpunimit Islam.
Një delegacion saudit vizitoi Teheranin të shtunën për të diskutuar rihapjen e ambasadave si pjesë e bisedimeve të organizuara nga Kina për të rivendosur marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve që u ndërprenë në vitin 2016.
Më 10 mars, Arabia Saudite dhe Irani njoftuan rifillimin e marrëdhënieve të tyre diplomatike dhe synimin për rihapjen e ambasadave brenda dy muajsh.
Në janar 2016, Arabia Saudite ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin pas sulmeve ndaj ambasadës së saj në Teheran dhe konsullatës në Mashhad. Sulmet ndodhën gjatë protestave kundër ekzekutimit të klerikut shiit saudit Nimr al-Nimr.