Elena Teslova
03 Tetor 2022•Përditësim: 04 Tetor 2022
Dhoma e Ulët e Parlamentit të Rusisë, Duma e Shtetit, ratifikoi marrëveshjet që katër rajone të Ukrainës të bashkohen me territorin rus, raporton Anadolu Agency (AA).
Ligjvënësit mbajtën votime të veçanta për përfshirjen e rajoneve Donetsk, Kherson, Luhansk dhe Zaporizhzhia në Rusi.
Në të gjitha votimet në mënyrë unanime u votua "Pro", pa asnjë deputet që abstenoi ose votoi kundër.
Të premten e kaluar, presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi marrëveshje me autoritetet separatiste të katër rajoneve ukrainase për bashkimin me Rusinë, pas referendumeve të mbajtura më 23-27 shtator.
Votimi vjen më shumë se shtatë muaj pas fillimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, e cila filloi më 24 shkurt.
Referendumet janë dënuar nga komuniteti ndërkombëtar, ndërsa vendet evropiane dhe SHBA-të që i quajtën ato "mashtrim" dhe nënvizuan se referendumet nuk do të njiheshin.
Türkiye, duke e quajtur veprimin e Moskës "një shkelje të rëndë të parimeve të vendosura të së drejtës ndërkombëtare", tha gjithashtu: "Ne hedhim poshtë vendimin e Rusisë për të aneksuar rajonet Donetsk, Luhansk, Herson dhe Zaphorizhia të Ukrainës".