Esra Taşkın
08 Shkurt 2022•Përditësim: 09 Shkurt 2022
Pritja e presidentit francez, Emmanuel Macron në anën tjetër të një tryeze të gjatë nga presidenti rus Vladimir Putin në Moskë, ku ai shkoi për të diskutuar për krizën e Ukrainës, mori një vëmendje të gjerë në shtypin francez, transmeton Anadolu Agency (AA).
Macron qëndroi për vizitë në Moskë në kohën kur Franca kryeson me Këshillin e Bashkimit Evropian. Ai diskutoi për krizën e Ukrainës së bashku me Putinin në Pallatin e Kremlinit.
Ndryshe nga takimet e mëparshme, takimi i Putinit me Macronin në skajin tjetër të një tavoline të gjatë dhe mos afrimi është axhenda kryesore në shtypin francez dhe mediat sociale, ku diskutohet distanca sociale e dy liderëve se është “nga protokolli COVID-19 apo është një reflektim i marrëdhënieve Francë-Rusi?".
Imazhet e distancës mes dy liderëve, të cilat u pasqyruan në media u vlerësuan nga përdoruesit francezë të Twitterit me tituj si "Mikpritje e ngrohtë nga Putini për Macronin", "Distancë sociale", "Darka mund të fillojë", "Diferenca në kohë".
Ndërsa kanali francez "Cnews" publikoi foton me titull “Takimi Emmanuel Macron-Vladimir Putin: Masa gjigante e afrimit" ndërsa "Huffpost" përdori shprehjen "Ia vlen të endemi në tavolinën e takimit Macron-Putin".
Gazeta "Liberation" doli me titullin "Dialog i stilit rus Macron-Putin", duke shtuar një labirint në tryezën ku janë takuar dy homologët.
Opozitarët komentuan se Macron ishte poshtëruar. Burime pranë qeverisë kujtuan se takimi i Putinit me kryeministrin hungarez, Viktor Orban u zhvillua në të njëjtën mënyrë.
Një tjetër imazh që ishte në rend dite ishte se pas deklaratës për media, Putin la Macronin pas dhe u largua nga salla.