Ferdi Bayat
06 dhjetor 2021•Përditësim: 06 dhjetor 2021
Tre fëmijë kanë humbur jetën dhe nëntë persona të tjerë janë lënduar pasi një ndërtesë dykatëshe u shemb në Beni Suef të Egjiptit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Një ndërtesë dykatëshe u shemb në fshatin Ahnasya, në jug të Beni Suefa-s, për arsye të panjohura, raportoi Akhbar al-Yawm.
Trupat e tre fëmijëve të moshës tetë, njëmbëdhjetë dhe dymbëdhjetë vjeç u nxorën nga rrënojat.
Në vendngjarje janë nisur një numër i madh i ambulancave, ndërsa të lënduarit janë transportuar në spitalet e afërta.
Hetimet rreth këtij rasti janë duke vazhduar.