Maımaıtımıng Yılıxıatı
07 Mars 2019•Përditësim: 07 Mars 2019
Ministri i Mbrojtjes i Egjiptit, Mohamed Zaki, ka pritur në takim në Kajro homologun e tij grek, Evangelos Apostolakis, ku diskutuan bashkëpunimin ushtarak mes ushtrive të të dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria egjiptiane e Mbrojtjes njoftoi se të dy palët u pajtuan për çështjet që lidhen me mbrojtjen kombëtare, sigurinë dhe paqen.
Palët kanë bashkëpunuar në përcaktimin e ujërave territorial në Detin Mesdhe të pasur me gaz natyror, në transportin detar, sigurinë dhe turizmin.
Egjipti dhe Greqia mbajtën një stërvitje të përbashkët ushtarake nëntorin e kaluar.