Mahmoud Barakat
10 Dhjetor 2016•Përditësim: 11 Dhjetor 2016
GAZA (AA) – Autoritetet e Egjiptit vendosën të shtunën për rihapjen e kalimit kufitar Rafah për tre ditë me Rripin e Gazës, i cili është nën bllokadën izraelite, raporton Anadolu Agency (AA).
"Terminali u rihap dhe ashtu do të jetë tre ditë me radhë", thanë zyrtarët e kufirit në Gaza.
Sipas njoftimit, studentëve, të sëmurëve dhe palestinezëve me shtetësi të huaj do t'u lejohet kalimi i kufirit në periudhë prej tre ditësh.
Siç raporton nga vendi i ngjarjes raportuesi i AA në kalimin kufitar nga ana palestineze në orët e mëngjesit të shtunën u tubuan një numër i madh i njerëzve të cilët donin ta kalojnë kufirin.