Sinan Doğan
13 qershor 2020•Përditësim: 13 qershor 2020
Në shtetin e Amerikës Jugore, Ekuador, në 24 orët e fundit janë regjistruar 108 vdekje si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë së Ekuadorit thuhet se me 108 vdekjet e reja në 24 orët e fundit ka arritur në 3.828 numri i viktimave nga COVID-19 në vend ndërsa me 1.338 rastet e reja ka arritur në 45.778 numri i rasteve me koronavirus.
Viktimat e fundit janë numri më i madh i vdekjeve ditore në vend që nga 22 maji e deri më sot.
Gjithashtu bëhet e ditur se numri i të shëruarve nga virusi në vend ka arritur në 4.600.
Në Ekuador rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 29 shkurt ndërsa vdekja e parë më 14 mars.