Mümin Altaş
18 Nëntor 2024•Përditësim: 18 Nëntor 2024
Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan mori pjesë në ceremoninë zyrtare të mirëseardhjes së Samitit të Liderëve të G20, që po zhvillohet në qytetin brazilian Rio de Janeiro, raporton Anadolu.
Erdoğan mbërriti në Muzeun e Artit Modern, ku po mbahet samiti, së bashkë me bashkëshorten e tij Emine Erdoğan, ndërsa u pritën nga presidenti i Brazilit, Lula da Silva si mikpritësi i G20. Lula da Silva dhe Erdoğan zhvilluan një bisedë si dhe realizuan një fotografi kujtimi.
Presidentin turk në Samitin e Liderëve të G20 e shoqërojnë kryediplomati, Hakan Fidan, ministri i Thesarit dhe Financave Mehmet Şimşek, zëvendëskryetari i përgjithshëm dhe zëdhënësi i AK Partisë, Ömer Çeli, kreu i Komunikimeve i Presidencës, Fahrettin Altun si dhe këshilltari presidencial për politikën e jashtme dhe sigurinë Akif Çağatay Kılıç.