Barış Gündoğan
22 Mars 2018•Përditësim: 22 Mars 2018
ANKARA (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur në një takim sportistët special me sindromën down të ekipit kombëtar turk në futsal, raporton Anadolu Agency (AA).
Në këtë takim të zhvilluar mes presidentit Erdoğan dhe anëtarëve të ekipit kombëtar të Turqisë në futsal në rezidencën presidenciale në Ankara janë përjetuar pamje shumëngjyrëshe. Pasi sportistët thanë se janë të lumtur, Erdoğan tha "Sa i lumtur jam unë që ju kam lumturuar juve".
Një atmoferë të këndshme ka patur mes presidenti Erdoğan dhe portierit Hüseyin Dinç, ku ai ka realizuar edhe një pritje të një gjuajtjeje të shënuar nga Erdoğan.
Erdoğan është interesuar për të gjithë sportistët një e nga një me ç'rast u ka dhënë dhurata që t'i përdorin gjatë stërvitjeve të tyre. Ndërkohë njëri nga sportistët para se të marrë dhuratën ka bërë përshëndetjen e ushtarit në mbështetje të ushtarëve që ndodhen në Afrin.
Lojtarët e ekipit i kanë dhuruar presidentit Erdoğan një fanellë me emrin e tij si dhe me numrin 53 i cili simbolizon kodin e targës së qytetit Rize nga ku e ka prejardhjen presidenti Erdoğan.
Në këtë takim krahas sportistëve dhe delegacionit teknik të pranishëm ishin edhe ministri i Rinisë dhe Sportit, Osman Aşkın Bak si dhe kryekëshilltari i presidentit, ish kampioni botëror dhe olimpik, mundësi Hamza Yerlikaya.