Selen Temizer
09 Mars 2022•Përditësim: 09 Mars 2022
Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, mbështeti anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian (BE) duke thënë "Nëse jo tani, kur?", raporton Anadolu Agency (AA).
Kallas mbajti një fjalim në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Parlamentit Evropian (PE) për rolin e BE-së në ndryshimin e situatës botërore dhe të sigurisë evropiane pas agresionit rus dhe pushtimit të Ukrainës.
Sipas saj synimi i Rusisë është që të terrorizojë civilët. "Këtë më parë e pamë në Grozny dhe Halep. Shënjestroi kopshtet, spitalet, shtëpitë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar humanitar", u shpreh ajo.
Ajo rikujtoi se Ushtria e Kuqe para 78 vitesh ka bombarduar kryeqytetin e tyre Tallin. "Duhet të zbatojmë një politikë strategjike të durimit, sepse paqja nuk do të vijë nesër", tha Kallas.
Kallas më tej shtoi se duhet të punojnë që sanksionet të japin rezultat me kapacitet të plotë përderisa mbështesin luftën e pavarësisë së Ukrainës. "Ukraina nuk lufton vetëm për vete, por lufton edhe për Evropën", theksoi kryeministrja estoneze.
"Nëse jo tani, kur?", tha ajo për anëtarësimin e Ukrainës në BE.