Nuray Tunçay
25 qershor 2016•Përditësim: 25 qershor 2016
ENBAR (AA) - Policia federale irakiane, ka ndërmarrë një operacion në zonën e fundit të kontrolluar nga organizata terroriste DAESH, në Felluxha të Enbarit, raporton Anadolu Agency (AA).
Shefi i policisë federale irakiane, Raid Shakir Xhevdet, tha për gazetarin e AA se ka nisur një operacion në zonën El-Xholan, e cila është e fundit nën kontrollin e DAESH-it në Felluxha. Duke theksuar se organizata terroriste ka pësuar humbje të mëdha, Xhevdet në vazhdim ka thënë se janë ndërprerë të gjitha rrugët e furnizimit për DAESH-in dhe se është shkatërruar një punishte armatimesh.
Nga ana tjetër Komandanti i operacionit për shpëtimin e Felluxha-s, Abdulvehhab es-Saidi, ka theksuar se që nga fillimi i operacionit, të paktën 1 mijë e 500 militantë të DAESH-it janë arrestuar.
Ai ka theksuar se këto militantë janë arrestuar gjatë tentimit të tyre për të kaluar në rajone të tjera duke u maskuar bashkë me njerëzit që linin shtëpitë e tyre.