Zehra Ulucak,Büşra Selvi Öğütcen
31 Dhjetor 2019•Përditësim: 01 Janar 2020
Shtetet ishullore në Paqësor, Samoa dhe Kiribati, u bënë dy vendet e para që hynë në vitin 2020, raporton Anadolu Agency (AA).
Festimet e vitit të ri në botë kanë filluar nga ishulli Kiritimati (Christmas) të shtetit Kiribati. Ishujt vitin e ri e "përshëndetën" në ora 11:00 me kohën qendrore evropiane.
Pas Kiribatit dhe Samoas, në orën 12:00 hynë Zelanda e Re dhe Fiji. Viti 2020 në qytetet Auckland dhe Wellington të Zelandës së Re u prit me spektakël fishekzjarresh.
Qyteti i parë i madh që do të hyjë në vitin 2020 do të jetë ai i Australisë, Sydney, në orën 14:00.
Nga ana tjetër, vendi i fundit në Paqësorin Jugor që do të hyjë në vitin e ri është Samoa Amerikane.
Në qytetet në mbarë Australinë, më përjashtim të Sydney-t, është ndaluar përdorimi i fishekzjarreve për shkak të rrezikut të zjarreve.
Në Sydney, vendi i cili u shndërrua në sembol të festimeve më madhështore të vitit të ri, vitin e kaluar ishin përdorur 8,5 tonë fishekzjarre të ndjekura nga mbi 1,6 milion njerëz.
Edhe vendet e Azisë Juglindore si Indonezia dhe Tajlanda kanë festuar hyrjen në vitin 2020 me fishekzjarre të ndrysme.